Partizani ka dështuar në fillimin e sezonit me vetëm 4 pikë të grumbulluara në pesë javë. “Panorama Sport” ndërkohë mëson se të kuqtë do të qëndrojnë pushim më gjatë se zakonisht.
Trajneri Florin Bratu ka vendosur që ekipi të jetë pushim deri të premten.
Një rast i rrallë te kryeqytetasit për muajin shtator, i cili vjen edhe për shkak të zgjatjes së ndeshjeve së kombëtareve.
Sfida e fundit u luajt të dielën, më 20 shtator ndaj Egnatias. Humbja 2 me 1 ishte tronditëse, duke qenë se ekipi tashmë regjistron po aq pikë sa vendi i tetë.
Pas një faze përgatitore me rezultate pozitive, situata është përkeqësuar te Partizani. Sfida e radhës në kampionat ndërkohë do të jetë derbi me Tiranën.