Kuqezinjtë përballë Bjellorusisë, të shtunën në “Air Albania”!
Shqipëria do ta nisë të shtunën edicionin e ri të UEFA Nations League, me ndeshjen e parë që do ta zhvillojë në shtëpi përballë Bjellorusisë.
“Kuqezinjtë” do të zbresin në fushën e stadiumit “Air Albania”, në përpjekje për ta nisur me rezultat pozitiv këtë edicion të garës.
Tifozët shqiptarë pritet të jenë të pranishëm në tribuna për të mbështetur kombëtaren në duelin e parë të Nations League.