Klopp nuk “kursehet” aspak ndaj Xavi-t

Futboll

Klopp nuk “kursehet” aspak ndaj Xavi-t

Më: 23 shtator 2026 Në ora: 19:46
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp do ta nisë rrugëtimin e tij në krye të Gjermanisë me përballjen ndaj Holandës, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ajo që e bën të veçantë këtë takim është fakti si për Klopp ashtu edhe për trajnerin e Holandës, Xavi Hernandez, do të jetë ndeshja e tyre e parë si trajner kombëtareje.

Në prag të përballjes “big”, Klopp nuk mundi t’i rezistonte tundimit për të bërë një shaka lidhur me njohuritë që Xavi ka për formacionin e Holandës.

“Ata janë një kundërshtar shumë solid me një trajner të ri.

Gjëja e mirë është se të dy jemi në të njëjtën situatë. U takuam të hënën dhe luajmë të enjten. Dhe trajneri i tyre i njeh lojtarët nga televizioni.

Në fakt, unë i njoh personalisht më shumë lojtarë holandezë sesa Xavi.

Nëse ky është një avantazh, nuk e di, por mbetet një fakt,” u tha Klopp gazetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat