Kevin Trad është zyrtarisht lojtari i ri i Laçit.
Klubi kurbinas e ka njoftuar afrimin e sulmuesit përmes një postimi në rrjetet e tyre sociale.
19-vjeçari me origjinë nga Libani i është bashkuar skuadrës së drejtuar nga trajneri Qatip Osmani dhe pritet të jetë një vlerë e çmuar për bardhezinjtë në rikthimin e kampionatit.
Sa i takon karrierës, Trad ka luajtur vetëm me ekipin e Sagesse SC në Premier League-n lebaneze, ku në 19 prezenca ka shënuar 5 gola.
Një përforcim me peshë për Laçin në repartin ofensiv, duke i shtuar akoma dhe më shumë peshë linjës së sulmit për ndeshjet e ardhshme të Superiores.