Kombëtarja e Kosovës do fitore

Futboll

Kombëtarja e Kosovës do fitore

Më: 24 shtator 2026 Në ora: 15:47
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar të enjten paradite stërvitjen e fundit para ndeshjes së sotme kundër Irlandës, në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Seanca stërvitore është zhvilluar me ngarkesë të lehtë fizike, ndërsa përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, u ka dhënë futbollistëve udhëzimet e fundit taktike para përballjes.

Kosova synon ta nisë me rezultat pozitiv përballjen ndaj Irlandës, në kuadër të garave të Ligës së Kombeve.

Ndeshja zhvillohet sonte në ora 20:45, ndërsa kombëtarja jonë do të kërkojë pikë të plota në këtë përballje të Grupit B3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat