Futbollistët e Arsimit nga Çegrani siguruan kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë, pasi në ndeshjen si mysafirë ndaj skuadrës së kategorisë së tretë, Mogila, fituan me rezultatin e jashtëzakonshëm 12:0.
Dallimi në nivelin e ekipeve u pa që në fillim të ndeshjes. Arsimi e mbylli pjesën e parë me epërsi të madhe 4:0, ndërsa në pjesën e dytë vazhdoi dominimin dhe shënoi edhe tetë gola, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin përfundimtar 12:0.
Me këtë fitore, Arsimi iu bashkua ekipeve që tashmë kanë siguruar një vend në 1/8 e finales: Vardarit, Bashkimit, Pelisterit, Breras, Makedonija Gjorçe Petrov, Kamenica Sasa, Bregallnicws, Skopjes, Shkëndijws sw Haraçinës, Novacit, Bellasicws, Struga Trim.
Sileksi, mbrojtësi aktual i trofeut të Kupës, ishte i lirë në këtë fazë dhe nuk luajti.
Dy vendet e fundit në 1/8 e finales do të përcaktohen pas dy ndeshjeve të mbetura, të cilat do të zhvillohen në tetor:
Kros Sport – Tikveshi - 6 tetor
Vardari i Negotinës – Rabotniçki - 14 tetor