Kosova e ka nisur me “këmbën e mbarë” kualifikimin në Ligën e Kombeve.
Në përballjen me Irlandën, të mbajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, “Dardanët” fituan me golin e shënuar nga Vedat Muriqi në minutën e 83-të.
Në festimin e tij, sulmuesi shqiptar i Kosovës nuk ngurroi të tregonte mbështetjen për ish-liderët e UÇK-së. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi morën dënime të rënda nga “Gjykata e Hagës”.
Ndeshja e radhës për “Dardanët” do të zhvillohet më 27 shtator, transferta ndaj Austrisë.