Bayern Munich dhe Harry Kane i janë afruar bisedimeve për rinovimin e kontratës së kapitenit të Anglisë përpara skadimit të saj më 30 qershor 2027, në një mënyrë shumë të relaksuar dhe të rehatshme. Bavarezët ishin më shumë se të lumtur që i lejuan Kane të përfundonte sezonin 2025/26, të luante në Kupën e Botës dhe të shijonte pushimet e tij përpara se të fillonin bisedimet serioze.
Megjithatë, të gjithë përreth tyre nuk janë aq të qetë. Në veçanti, mediat gjermane e kanë pyetur Kane-in për bisedimet e kontratës me Bayern-in, për çdo mundësi që kanë. Kane ishte i hapur në lidhje me sa afër janë të dyja palët me një marrëveshje.
“Po flasim ende. Jemi në bisedime të mira, do të jem i sinqertë. Jemi mjaft afër. Ka ende disa gjëra që duhet të sqarojmë. Jam i lumtur me këtë. Mendoj se nuk do të kalojë shumë kohë para se të ketë ndonjë lloj njoftimi”, deklaroi Kane.
Sulmuesi ka shënuar 152 gola në 154 paraqitje në të gjitha garat për Bayernin dhe është ndër favoritët për të fituar Topin e Artë të këtij viti.