Gjyqtari Genc Nuza do të jetë në qendër të një ndeshjeje ndërkombëtare në kuadër të Ligës së Kombeve.
Nuza është caktuar të drejtojë ndeshjen mes Gjibraltarit dhe Andorrës.
Ai do të asistojë nga anësorët Granit Hyseni dhe Arbnor Bullatovci, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Rrezart Hasanaj.
Në sistemin VAR do të jetë Erdall Zasella.