Rolando Maran me mision të veçantë te kuqezinjtë

Futboll

Rolando Maran me mision të veçantë te kuqezinjtë

Më: 25 shtator 2026 Në ora: 20:50
Rolando Maran

Ditën e nesërme, nis edhe zyrtarisht kapitulli i Rolando Maran te Kombëtarja shqiptare.

Kuqezinjtë do të sfidojnë Bjellorusinë të shtunën në “Air Albania”, me ndeshjen të përcaktuar për t’u nisur prej orës 20:45.

Për trajnerin Rolando Maran kjo do të jetë edhe “starti” zyrtar me Shqipërinë, pasi ndeshjet e zhvilluara në muajin qershor, llogariten si teste miqësore. Italiani vihet përballë një misioni që mbetet vendi i parë në grup, me kundërshtarë që janë lehtësisht të kalueshëm, së paku në letër.

Krahas kësaj, Maran ka në “dorë” edhe mundësinë që Shqipëria të “thyejë” ecurinë pa fitore.

Për herë të fundit, kuqezinjtë mposhtnin  Andorrën, minimalisht 0-1 në transfertë dhe që prej asaj përballje, 5 humbje, 3 prej të cilave në statusin e miqësoreve.

Një rezultat pozitiv do të ishte hapi i parë i Rolando Maran drejt objektivit madhor, ndaj dhe përballë Bjellorusisë pritet të kuptojmë se çfarë plani do të zbatojë 63-vjeçari për tre pikët e para në tokën shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat