Nis kapitulli i ri evropian për Shqipërinë

Futboll

Nis kapitulli i ri evropian për Shqipërinë

Më: 26 shtator 2026 Në ora: 12:14
Rolando Maran

Shqipëria do të përballet ditën e sotme me Bjellorusinë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë të Ligës C të Nations League. Sfida e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë prej orës 20:45.

Kjo përballje shënon dhe nisjen e një kapitulli të ri me trajnerin Rolando Maran. I afruar në muajin maj për të pasuar të larguarin Sylvinho, italiani do ta ketë ndeshjen e tij të parë zyrtare me kuqezinjtë në stol, pas dy miqësoreve të qershorit.

Edhe pse do të jetë i kufizuar për zgjedhjet e tij në fushë, për shkak të dëmtimeve të konfirmuara, Maran do tentojë të arrijë një rezultat pozitiv përballë një kundërshtari të lehtë në letër. 

Objektivi i Shqipërisë në grupin 1 të Ligës C është vendi i parë, teksa krahas Bjellorusisë, rivalët e kuqezinjve janë edhe San Marino me Finlandën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat