Shqipëri-Bjellorusi, 4 futbollistë përfundojnë në tribunë

Futboll

Shqipëri-Bjellorusi, 4 futbollistë përfundojnë në tribunë

Më: 26 shtator 2026 Në ora: 12:17
Shqipëria

Shqipëri-Bjellorusi, 4 futbollistë përfundojnë në tribunë!

Trajneri i kombëtares shqiptare Rolando Maran ka përzgjedhur 23 lojtarët që do të jenë të gatshëm për sfidën e sotme kundër Bjellorusisë në Nations League.

FSHF ka dërguar në UEFA listën përfundimtare me emrat e 23 lojtarëve të gatshëm për sfidën e sotme.

Tekniku Maran ka bërë zgjedhjet e tij, duke dërguar në tribunë 4 nga lojtarët që ishin grumbulluar fillimisht për këtë takim. Feta Fetai, Luis Hasa, Sebah Kerjota dhe portieri Simon Simoni do të shohin nga tribuna ndeshjen e sotme ndaj Bjellorusisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat