Maqedonia e Veriut e nisi me humbje Ligën e Kombeve në Divizionin B, pasi u mposht 0:3 në shtëpi nga Zvicra.
Kjo ishte edhe ndeshja e pestë radhazi pa gol që nga emërimi i Goce Sedloskit në stolin e Maqedonisë.
Pas ndeshjes, Sedloski e pranoi epërsinë e Zvicrës dhe tha se skuadra e tij ka shumë për të mësuar.
“Fitore e merituar e Zvicrës. Duhet të punojmë shumë dhe të mësojmë.
Duam ta rinovojmë kombëtaren dhe gradualisht po e bëjmë këtë. Fakti që nuk goditëm asnjëherë në portë tregon se Zvicra është shumë cilësore”, tha Sedloski.
Sedloski e vlerësoi lart paraqitjen e Zvicrës, duke thënë:
“Një kombëtare më e fortë se Zvicra nuk ka luajtur në Shkup. Ishin dominues në çdo pjesë të fushës”.