Hysaj: I kam propozuar Dukës të bëj një kontratë

Futboll

Hysaj: I kam propozuar Dukës të bëj një kontratë

Më: 26 shtator 2026 Në ora: 23:43
Hysaj - Majtas

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, u bë protagonist me një asist shumë të çuditshëm për golin e dytë të shënuar nga Ernest Muçi. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, shkodrani foli edhe për të ardhmen teksa deklaroi:

“Ishte një rast që ata donin të kundërsulmonin shpejt me portierin, edhe e pashë që topi po vinte me shpejtësi të madhe dhe thashë do i bie edhe unë, për mua ishte asisti më i bukur që kam dhënë në karrierë, si puna e Inzagit kur shënonte golat pozicion jashtë loje.

Këtë do e mbaj mend se ishte një asist i çuditshëm. Jam shumë i gëzuar për pjesën e fitores, se ne si grup e meritonin të fitonim, sepse në ndeshjet e kaluara e lamë pak si keq pjesë e lojës, u keqkuptua gjithçka si për ne si për trajnerin. Jam shumë i kënaqur për këtë ndeshjen, për të gjithë çunat dhe për trajnerin tonë.

Kemi bërë lojë tjetër me mbrojtjen me 3, kemi pasur më shumë raste për të qenë para portës, duke luajtur me Hoxhën dhe Muçin mbrapa Manajt. Trajneri po tregon që po kërkon një lojë më shumë sulmuese sesa difensive.

I kam propozuar Dukës të bëj një kontratë që të luaj vetëm për Kombëtaren dhe të rri pushim. Mbas Kombëtares do e bëj një zgjedhje për karrierën time. Kur kalojnë momentet e skuadrave që të kërkojnë, pastaj fiket njëçik si merkato, pastaj ndizet prapa. Është një moment, pak i çuditshëm dhe vetë i kam dhënë më shumë kohë seç duhet.

Mbas Kombëtares do e gjej një zgjidhje, do e shikoni të gjithë.

Ndoshta kam qejf të iki në një kampionat që nuk mund ta arrij, mbas Kombëtares mund të ofrohet ndonjë gjë më e bukur se ato që kam”, deklaroi Hysaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat