Rolando Maran debutoi me fitore te Kombëtarja, vjen reagimi i presidentit Duka

Futboll

Rolando Maran debutoi me fitore te Kombëtarja, vjen reagimi i presidentit Duka

Më: 27 shtator 2026 Në ora: 11:38
Armand Duka dhe Kombëtarja

Shqipëria e nisi me fitoren aventurën në Ligën e Kombeve, Liga C. Kuqezinjtë triumfuan 2 – 0 në stadiumin “Air Albania” karshi Bjellorusisë, me golat e Kristjan Asllanit dhe Ernest Muçi.

Për trajnerin Rolando Maran, rezultoi debutim në ndeshje zyrtare me Shqipërinë.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar në rrjetet sociale pas suksesit të Kombëtares, duke i dhënë meritat ekipit dhe trajnerit Maran, sikurse përgëzuar tifozët për mbështetjen e madhe në shkallët e stadiumit:

“Fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe starti që donim në UEFA Nations League! Bravo kuqezinjve, trajnerit Maran, stafit dhe tifozëve për mbështetjen”.

Ndeshja e radhës për Shqipërinë është pas 2 ditësh në transfertë, ndaj San Marinos.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat