Anis Mehmeti i “tregon të gjitha”: Kam dy role ideale në fushë

Futboll

Anis Mehmeti i “tregon të gjitha”: Kam dy role ideale në fushë

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 13:56
Anis Mehmeti

Sulmuesi i Kombëtares, Anis Mehmeti, në prag të ndeshjes San Marino – Shqipëri, ka folur për “TV Klan”. 25-vjeçari e ka bërë të qartë pozicionin ideal në fushë, ndërsa ka trajtuar edhe gjendjen te ekipi aktual:

Situata aktuale?

Kam pasur disa vështirësi, por po vazhdoj të punoj fort dhe shpresoj do hapen gjërat.

Ndryshimet mes Sylvinhos dhe Maran?

Ka ndryshime mes tyre. Maran më ka pritur shumë mirë. Kam folur, me ka marrë në telefon. Ka besim tek unë dhe shpresoj të jap maksimumin.

Titullar kundër San Marinos?

Besoj që po. Shpresoj të jap maksimumin dhe të bëj gol. Roli ideal? Mbas sulmuesit, si ‘10’. Edhe majtas më pëlqen shumë. Këto dyja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat