Prej orës 20:45, Shqipëria do të zbresë në fushë për ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve në Ligën C, përballë San Marinos.
Sfida e cila luhet në transfertë, i jep një tjetër shans Kombëtares për të tentuar tre pikët e radhës ndaj një kundërshtari të lehtë në letër.
Bindjet për ngjitjen në Ligën B përforcohen akoma dhe më shumë, sipas një përditësimi të bërë nga “footrankings”, faqe e njohur në rrjetet sociale që merret me përqindjet e mundësive për secilën skuadër kombëtare që kërkon të prekë kualifikimin në një ligë më sipër.
Kështu, kuqezinjtë kanë 89.9% shanse për t’u ngjitur në Ligën B, gati 36% më shumë se Finlanda, e cila po luan në këto momente me Bjellorusinë, shifrat 0-0.
Një tjetër “goditje” për rivalin e drejtpërdrejtë të Shqipërisë, teksa skuadra jonë ka shansin e “artë” për të marrë tre pikët e radhës dhe për të thelluar bilancet e golavarazhit.