Një numër i madh i shqiptarëve në barazimin Maqedonisë U-17

Futboll

Një numër i madh i shqiptarëve në barazimin Maqedonisë U-17

Nga: K.G. Më: 1 tetor 2026 Në ora: 15:38
Maqedonia e Veriut U17

Maqedonia e Veriut U17 barazoi me rezultat 1:1 ndaj Luksemburgut në ndeshjen e dytë miqësore, e cila u zhvillua në qendrën stërvitore “Pandev” në Strumicë.

Pjesa e parë kaloi me lojë të qetë, me një fazë fillestare ku të dyja skuadrat matën forcat dhe pa raste të theksuara për gol nga asnjëra palë. Në pushim u shkua me rezultatin fillestar 0:0.

Në pjesën e dytë ritmi u rrit, ndërsa mundësinë më të mirë për Maqedoninë e pati Marin Krstevski në minutën e 80-të.

Megjithatë, siç ndodh shpesh në futboll, pas një rasti të humbur erdhi ndëshkimi: Luksemburgu kaloi në epërsi 0:1 në minutën e 89-të.

Futbollistët e rinj të Maqedonisë nuk u dorëzuan dhe reaguan shpejt. Vetëm dy minuta më vonë, në minutën e 90+1, pas një krosimi të shkëlqyer në zonën e kundërshtarit, Ilija Aksentiev kërceu më lart se të gjithë dhe me një goditje të saktë me kokë vendosi rezultatin përfundimtar 1:1.

Trajneri Iljami Isejni e nisi ndeshjen me një formacion të kombinuar, kryesisht me futbollistët që kishin qenë në stol në përballjen e parë, të cilën Maqedonia e kishte fituar bindshëm me 4:1.

Shqiptarët që u paraqitën titullarë, Leart Iseini, Ejser Fetai, Ron Memedi, ndërsa në pjesën e dytë u aktivizuan Ilan Memeti, Amar Akiki, 7. Dardan Ademi e Aulon Kurtishi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat