Mehmeti kritikon Kombëtaren: Jo loja më e mirë, por…

Futboll

Mehmeti kritikon Kombëtaren: Jo loja më e mirë, por…

Më: 1 tetor 2026 Në ora: 18:09
Anis Mehmeti

Në fitoren 3:0 kundër San Marinos, sulmuesi i Shqipërisë, Anis Mehmeti, gjeti golin e parë me fanellën e Kombëtares, duke e bërë “sefte”.

Në një “story” të radhës në rrjetet sociale, shqiptari nuk ka qenë shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit, duke lënë vend për përmirësim, pavarësisht se kuqezinjtë siguruan 3 pikët: “Jo loja më e bukur, por 3 pikë të tjera të rëndësishme”.

Në përditësimin e fundit nga “Transfermarkt”, vlera e Mehmetit ka arritur në 15 milionë euro, 1 më tepër nga hera e fundit.

Duket se goli ndaj Arsenalit me Ipswich Town në “Carabao Cup” ka dhënë efekt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat