Ish-mbrojtësi i Premier League futet në ring, debuton në boks në moshën 43-vjeçare

Futboll

Ish-mbrojtësi i Premier League futet në ring, debuton në boks në moshën 43-vjeçare

Më: 2 tetor 2026 Në ora: 15:39
James Collins

Ish-futbollisti uellsian James Collins po përgatitet për një sfidë të re, pasi do të debutojë në boks në moshën 43-vjeçare.

Collins, i cili zhvilloi 279 ndeshje në Premier League, do të ngjitet në ring në eventin e Misfits Boxing më 10 tetor në Copper Box Arena të Londrës.

Ish-mbrojtësi i West Ham United dhe Aston Villa do të përballet me Big Stacks, një personazh i njohur në internet që e quan veten “njeriu më i rrezikshëm në Britani”.

Stacks ka fituar së fundmi ndaj Jordan McCann, pasi hyri në event si zëvendësues i Thomas Skinner, ish-pjesëmarrësit të “The Apprentice”.

Collins e nisi karrierën te Cardiff City dhe luajti edhe 51 ndeshje me kombëtaren e Uellsit. Ai ishte pjesë e skuadrës që arriti deri në gjysmëfinalet e Euro 2016.

Gjatë karrierës së tij, Collins luajti gjithashtu në finalen e FA Cup me West Ham në vitin 2006 dhe në finalen e League Cup me Aston Villa në vitin 2010, por humbi të dyja.

Debutimi në boks vjen disa vite pas tërheqjes së tij nga futbolli, në vitin 2019, duke iu bashkuar një liste ish-futbollistësh që kanë provuar veten në ring.

Vendimin e Collins e kanë mbështetur edhe ish-trajnerët dhe shokët e tij të skuadrës. Sam Allardyce i shkroi në rrjetet sociale: “Bëje përpara, Ginge”, ndërsa Carlton Cole i tha se mezi po e pret debutimin e tij.

Në të njëjtën mbrëmje, dueli kryesor do të jetë ai mes Joey Essex dhe Dapper Laughs.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat