Skocia fiton në Shkup, katër shqiptarë u paraqitën te Maqedonia e Veriut

Futboll

Skocia fiton në Shkup, katër shqiptarë u paraqitën te Maqedonia e Veriut

Nga: K.Goca Më: 3 tetor 2026 Në ora: 22:52
Pamje nga ndeshja

Skocia ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Maqedonisë së Veriut në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, në kuadër të Ligës B të Kombeve, duke marrë tri pikët pas një paraqitjeje dominuese.

Maqedonia e Veriut pësoi humbjen e tretë në këtë edicion dhe për të tretën herë mbeti pa shënuar gol.

Futbollistët Anes Meliqi, Visar Musliu, kapiteni Enis Bardhi u paraqitën titullarë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 62-të nga Agon Elezi. 

Në minutën e 7-të, megjithatë, portieri maqedonas nuk mundi të bënte asgjë. Bowie pranoi topin, u kthye drejt portës dhe me një goditje të fortë shënoi për 0:1.

Por në minutën e 70-të i akordua penallti. Pas një kaosi në zonën maqedonase, Bojan Miovski preku topin me dorë dhe gjyqtari akordoi penallti pas konsultimit me VAR-in.

John McGinn mori përgjegjësinë dhe ishte i saktë nga pika e bardhë për 0:2.

Pas tri xhirove, në Grupin 1, Zvicra kryeson me 9 pikë, ndërsa Sllovenia dhe Skocia kanë nga 4 pikë. Maqedonia e Veriut mbetet pa pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat