McKenna mori karton të kuq, shkak ndërhyrja e rrezikshme ndaj shqiptarit

Futboll

McKenna mori karton të kuq, shkak ndërhyrja e rrezikshme ndaj shqiptarit

Më: 4 tetor 2026 Në ora: 00:21
Pamje

Reprezentuesi skocez dhe mbrojtësi i Dinamos nga Zagrebi, Scott McKenna (29), u përjashtua në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut.

Futbollisti McKenna mori karton të kuq direkt në minutën e 83-të, për një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Agon Elezit, ish-lojtarit të Varazhdinit dhe Gorices.

McKenna ndërhyri në mënyrë të pakujdesshme ndaj mesfushorit të Maqedonisë, i cili luan për Sarajevën, dhe gjyqtari pa hezitim i tregoi rrugën drejt dhomave të zhveshjes.

Pas ndërhyrjes, Elezi mbeti i shtrirë në fushë.

Skocia e ruajti fitoren me një lojtar më pak

Në momentin e përjashtimit, Skocia ishte në epërsi 2:0 dhe arriti ta ruajë avantazhin deri në fund të ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat