Një qen shkaktoi një ndërprerje të pazakontë gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Skocisë, ka shkruar media austriake “Heute”.
“Ndeshja në Shkup kishte nisur prej më pak se dhjetë minutash kur papritur një mysafir i papritur u shfaq në fushë. Një qen kishte arritur të futej në stadium dhe po vraponte qetësisht nëpër terren.
Gjyqtarit nuk i mbeti zgjidhje tjetër veçse ta ndërpriste përkohësisht ndeshjen.
Lojtarët dhe tifozët e ndoqën me humor skenën, ndërsa qeni dukej se po e shijonte plotësisht momentin e tij të famës”, ka shkruar media austriake.
Edhe kombëtarja skoceze e priti me humor situatën. Në rrjetin social X, federata skoceze shkroi:
“Një ndërprerje e shkurtër këtu, pasi një qen është në fushë. Ai po kalon shumë mirë. Mirë për të!".