Musliu ngre alarmin pas humbjes nga Skocia: Nuk është shaka 

Futboll

Musliu ngre alarmin pas humbjes nga Skocia: Nuk është shaka 

Nga: K.G. Më: 4 tetor 2026 Në ora: 15:55
Visar Musliu

Maqedonia e Veriut po vazhdon serinë negative, pasi u mposht nga Skocia 0:2 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kombeve.

Një statistikë veçanërisht shqetësuese është se Maqedonia e Veriut ka tashmë 697 minuta pa shënuar gol, që është seria më e gjatë pa gol në historinë e saj.

Goli i fundit për Maqedoninë e Veriut u shënua nga futbollisti Bojan Miovski në nëntor të vitit të kaluar. 

Pas humbjes nga Skocia, mbrojtësi Visar Musliu reagoi ashpër dhe kërkoi ndryshime.

“Duhet të ndryshojmë shumë gjëra, sepse kështu nuk shkon më.

Unë gjithmonë nis nga vetja. Duhet ta analizojmë veten si ekip dhe si individë, në mënyrë që të arrijmë rezultate më të mira, sepse në kombëtare rezultati është gjithmonë i rëndësishëm”, tha Musliu.

Musliu theksoi se duhet të ndryshojë edhe qasja e lojtarëve: “Duhet ta ndryshojmë pak qasjen. Kombëtarja nuk është shaka.

Ky është niveli më i lartë i futbollit evropian. Duhet të jemi të vetëdijshëm se luajmë në Ligën B, ku ka kombëtare serioze dhe lojtarë me shumë cilësi”.

Ai pranoi gjithashtu se paraqitjet e fundit nuk kanë qenë në nivelin e kërkuar:

“Ajo që po japim në fushë në ndeshjet e fundit dukshëm nuk është e mjaftueshme, duke filluar nga unë dhe pastaj te të gjithë lojtarët e tjerë”. 

Skocia fitoi 2:0, me golat e shënuar nga Kieron Boëie dhe John McGinn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat