Përmes një postimi në rrjetet sociale, Federata shqiptare e Futbollit ka nxjerrë disa statistika që përkojnë me ndeshjen e ardhshme që Kombëtarja do ta luajë me San Marinon, në stadiumin “Air Albania”, e martë, ora 20:45.
Ajo çfarë rezulton është se Shqipëria e ka “bukë e djathë” rivalin modest. Në 5 ndeshjet e fundit, kuqezinjtë i kanë fituar të gjitha, ndërsa i kanë shënuar plot 16 gola dhe porta ka mbetur e paprekur.
Këtë herë, skuadra e Rolando Maran ka një tjetër shans për të thelluar akoma dhe më shumë këto bilance.
Duke marrë në konsideratë dhe zhgënjimin në përballjet e fundit, humbja 2-1 me Finlandën, kjo sfidë mund të jetë edhe “kura” për të harruar disi atë disfatë.