Bayern i ofron Michael Oliseut pagë prej 25 milionë eurosh në vit

Futboll

Bayern i ofron Michael Oliseut pagë prej 25 milionë eurosh në vit

Nga: K.G. Më: 10 tetor 2026 Në ora: 14:15
Michael Oliseu

Bayern Munih po përgatit një ofertë të re për vazhdimin e kontratës së Michael Oliseut, me synimin për ta mbajtur larg interesimit të Real Madridit.

Sipas artikullit të mediumit kroat “Index Sport”

Sulmuesi francez dëshiron që kontrata e re të përfshijë një klauzolë lirimi, e cila do t'i mundësonte të largohej në të ardhmen nëse një klub paguan shumën e përcaktuar.

Në vitin 2024, Olise kaloi nga Crystal Palace te Bayern Munih për rreth 53 milionë euro.

Përfaqësuesi i tij, Glen Tweneboah, thuhet se këmbëngul që klauzola të jetë pjesë e marrëveshjes së re.

Për momentin, nuk ka konfirmim se Olise do të transferohet te Real Madridi. Bayern dëshiron ta përshpejtojë rinovimin, ndërsa interesi i klubit spanjoll mund të ndikojë në kushtet financiare të kontratës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat