Ndeshja ndërpritet

Futboll

Ndeshja ndërpritet

Nga: K.G. Më: 10 tetor 2026 Në ora: 15:35
Pamje

Hedhja e aeroplanëve prej letre dhe topthave të vegjël në fushë pengon zhvillimin normal të ndeshjes

Ndeshja Rayo Vallecano – Athletic Bilbao ndërpritet pas hedhjes së aeroplanëve prej letre!

“Ndeshja ndërmjet Rayo Vallecanos dhe Athletic Bilbaos u ndërpre në minutën e 13-të, pasi protestat e tifozëve të Rayo Vallecanos kundër presidentit të klubit, Presa, përfshinë edhe hedhjen e topthave të vegjël në fushë.

Sipas mediumit spanjoll, “Marca”,këto veprime e bënë të pamundur vazhdimin normal të ndeshjes për rreth dhjetë minuta.

Protesta u zhvillua në mënyrë të organizuar nga tifozët, të cilët synonin që ajo të kufizohej vetëm në hedhjen e topthave dhe aeroplanëve prej letre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat