Pamje të dhunshme janë regjistruar pranë stadiumit “Air Albania”, ndërsa në prag është derbi Partizani-Tirana.
Pamjet tregojnë përplasje mes tifozëve.
Ndërhyrja e policisë ndërkohë ishte e menjëhershme.
Derbi i javës së gjashtë është rezervuar më 11 tetor, pikërisht prej orës 18:30.
Sfida në “Air Albania” i gjen të dy klubet në një moment delikat. Aktualisht është Tirana që regjistron 1 pikë më tepër se Partizani, por mban vetëm vendin e gjashtë në renditje.