Ish-futbollisti Xhevat Prekazi nuk është hera e parë që jep deklarata të pamatura.
Prekazi sërish ka çuditur me deklaratat e tij për Kosovën.
Nuk është hera e parë që ai jep deklarata të tilla.
Ai harron se hapat e parë në futboll i bëri te Remonti i Mitrovicës.
“Nuk e kqyri Kosovën, e shikoj veç Liverpoolin, Boca Junior e Galatasaray. As Partizanin nuk e shikoj.
S’ka futboll sot, s’ma plotësojnë zemrën dhe nuk kam dëshirë me humb kohën me pa diçka që nuk vlen asgjë”, ka deklaruar
Prekazi në mediumin nga Maqedonia e Veriut “Open TV”.
Për Prekazin me të rëndësishëm janë Boca Juniors e Galatasaray se sa Kosova.