Abrashi, Pllana, Krasniqi titullarë, Grasshoppersi pëson humbje

Futboll

Abrashi, Pllana, Krasniqi titullarë, Grasshoppersi pëson humbje

Nga: K.G. Më: 11 tetor 2026 Në ora: 15:45
Pamje nga ndeshja

Grasshoppersi ka zhgënjyer para tifozëve të vet, duke pësuar humbje 2:0 nga Young Boys, në ndeshjen e javës së dhjetë të elitës së futbollit zviceran.

Futbollistët Essende (49') dhe Fassnacht (52') shënuan golat e fitores për skuadrën e Young Boys.

Kapiteni Amir Abrashi, si dhe Bujar Pllana e Samuel Krasniqi, u paraqitën nga minuta e parë për Grasshoppersin.

Në renditjen e kampionatit, Lugano kryeson me 28 pikë, e ndjekur nga Young Boys me 22, ndërsa Grasshoppersi renditet në vendin e dhjetë me 10 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat