Dinamo kthehet me pikë të madhe nga Prizreni

Futboll

Dinamo kthehet me pikë të madhe nga Prizreni

Nga: K.G. Më: 11 tetor 2026 Në ora: 15:57
Pamje nga ndeshja

Dinamo e Ferizajt ruan epërsinë në kreun e tabelës, falë pikës së rëndësishme të fituar në udhëtim ndaj Lirisë në Prizren.

Liria dhe Dinamo u ndanë në paqe, me rezultat 0:0, në ndeshjen e javës së 9-të të Ligës së Parë të Kosovës.

Ishte një përballje e luftuar deri në fund, por dy skuadrave u mungoi konkretizimi për të shënuar gola. 

Dinamo e Ferizajt vazhdon të kryesojë tabelën me 19 pikë, duke lënë pas Prishtinën e Re, që ka 18 pikë.

Liria renditet në vendin e tretë me 17 pikë, aq sa ka edhe Rilindja 1974, e cila zë vendin e katërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat