Futbollisti shqiptar Lutfi Dalipi ka shënuar në fitoren e thellë të Vaduzit ndaj Baselit, me rezultat 3:0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të elitës së futbollit zviceran.
Kjo ishte një ditë e keqe për kapitenin Xherdan Shaqiri dhe skuadrën e tij, Baselin, e cila pësoi një humbje të thellë dhe të papritur përballë Vaduzit.
Dalipi realizoi golin e tretë të ndeshjes në minutën e 68-të, duke vulosur fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij.
Dy golat e tjerë për Vaduzin i shënoi Monsberger, i cili realizoi në minutat 26 dhe 36 të takimit.
Liridon Berisha u paraqit nga minuta e parë për Vaduzin, ashtu si edhe Xherdan Shaqiri për Baselin.
Pas kësaj humbjeje, Baseli renditet në vendin e shtatë me 13 pikë, ndërsa Vaduzi gjendet në pozitën e dhjetë me nëntë pikë.