Trajneri Michael Carrick do ta ketë edhe një mundësi të fundit për të dëshmuar se e meriton të qëndrojë në krye të Manchester Unitedit, pas barazimit zhgënjyes ndaj Tottenhamit.
“Djajtë e Kuq” shpërdoruan një fitore që dukej e sigurt, pësuan gol edhe pse kishin një lojtar më shumë në fushë dhe në fund u detyruan të kënaqeshin vetëm me një pikë.
Presioni ndaj ish-reprezentuesit të Anglisë është rritur ndjeshëm, pasi Manchester United ka rënë në vendin e 12-të në tabelën e Premier League-s.
Për më tepër, skuadra është eliminuar nga Kupa e Ligës dhe po zhvillon ndeshje larg nivelit të pritur.
Megjithatë, drejtuesit e klubit, në mbledhjen e mbajtur menjëherë pas barazimit me Tottenhamin, kanë vendosur t’i japin besim edhe për një periudhë të shkurtër Carrickut, duke i ofruar një shans të fundit për ta rikthyer skuadrën në rrugën e duhur.
Në veçanti, ndeshja kundër Leedsit në “Elland Road” shihet si vendimtare për të ardhmen e trajnerit anglez, me mediat britanike që e përshkruajnë atë si një përballje vendimtare për vazhdimësinë e tij në krye të Manchester Unitedit.