Atletiko Madrid dhe Mançester Junajtid përballen në Champions League, me skuadrën e Diego Simeones që ka epërsi në historikun e ndeshjeve direkte.
Në katër përballjet zyrtare mes tyre, madrilenët kanë regjistruar dy fitore dhe dy barazime, ndërsa anglezët nuk kanë arritur të fi tojnë asnjëherë.
Takimi i parë u zhvillua në vitin 1991, në Kupën e Kupave, ku Atletiko fi toi 3-0 në Madrid dhe barazoi 1-1 në Mançester, duke u kualifi kuar me rezultatin e përgjithshëm 4-1.
Përballjet e fundit datojnë në sezonin 2021-2022 të Champions League. Pas barazimit 1-1 në Madrid, skuadra e Simeones fi toi 1-0 në Angli, duke siguruar kalimin në fazën tjetër me rezultatin e përgjithshëm 2-1.
Atletiko vjen në këtë sfi dë pas katër fi toreve radhazi në La Liga, përfshirë suksesin 2-1 ndaj Real Madridit, por në Champions u mposht 2-1 nga Liverpuli. Nga ana tjetër, Mançester Junajtid kërkon të reagojë pas katër ndeshjeve pa fi tore, ndërsa barazimi 1-1 me Totenhemin ka shtuar presionin mbi skuadrën e Majkëll Kerikut.
Madrilenët synojnë të ruajnë ecurinë pozitive ndaj anglezëve, të cilët kërkojnë të thyejnë një tabu historike.