Kombëtarja shqiptare U-15 ka mësuar kalendarin e ndeshjeve në edicionin e parë të FIFA U-15 World Cup & Festival 2026, që do të zhvillohet në Azerbajxhan.
Kuqezinjtë do ta nisin aventurën ndërkombëtare më 24 tetor, ndërsa do të luajnë pesë takime në fazën e parë të turneut.
Shqipëria do ta nisë këtë eksperiencë me përballjen ndaj Ishujve Turks dhe Kaikos, më 24 tetor, në orën 12:45. Një ditë më pas, më 25 tetor, kuqezinjtë do të zbresin dy herë në fushë, fillimisht kundër Mauritanisë në orën 11:30 dhe më pas ndaj Ruandës, në orën 18:15.
Faza e parë do të përfundojë më 26 tetor me dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë U-15. Kombëtarja shqiptare do të përballet me Vanuatun në orën 10:15, ndërsa në orën 17:00 do të luajë ndaj Bregut të Fildishtë.
Pjesëmarrja në këtë aktivitet të organizuar nga FIFA përfaqëson një mundësi të rëndësishme për futbollistët e rinj shqiptarë, të cilët do të kenë mundësinë të përballen me kundërshtarë nga kontinente të ndryshme dhe të fitojnë përvojë në arenën ndërkombëtare.
Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë U-15:
Shqipëri – Ishujt Turks dhe Kaikos, 24 tetor, ora 12:45
Shqipëri – Mauritani, 25 tetor, ora 11:30
Shqipëri – Ruandë, 25 tetor, ora 18:15
Vanuatu – Shqipëri, 26 tetor, ora 10:15
Bregu i Fildishtë – Shqipëri, 26 tetor, ora 17:00