Qatip Osmani pas humbjes të tretë radhazi

Futboll

Qatip Osmani pas humbjes të tretë radhazi

Më: 17 tetor 2026 Në ora: 15:57
Qatip Osmani

Laçi pësoi humbjen e tretë radhazi në Superiore, këtë herë duke u mposhtur nga Tirana në Vorë. Dueli përfundoi 1-0 në favor të skuadrës kryeqytetase, ndërsa pas sfidës foli për mediat trajneri i kurbinasve, Qatip Osmani.

“Si është gjendja e Traore? Tani është mirë. Çfarë ndodhi, mund të merrnit më shumë?

Sigurisht që është tre humbje rresht, nuk është mirë për ekipin. Megjithatë, sa i përket lojës, mendoj se në një moment pakujdesie, e morëm golin. Gjatë lojës mendoj se luajtëm mirë. Nuk shfrytëzuam raste dhe një ekip si Tirana di si të dënojë me raste të tilla.

Jo se nuk e provuam. Njëri në fazën e sulmit tonë dhe një mesfushor tjetër e luanin distancën e goditjes ose pjesën e 20 metërshit. Me të vërtetë nuk patëm asnjë goditje dhe u vu re në rrezikshmërinë tonë në lojë.

Keni zhvilluar lojë të mira, mund të kishit ndërhyrë pak më shpejt?

Jo deri në atë moment ne nuk kishim inferiorë. Loja ishte e barabartë, qarkullonim topin me tendenca.

Prapë thashë momente kur na ndodhën dhe në lojërat e tjera dhe i humbëm. Sigurisht që duhet të punojmë në këtë drejtim”, tha Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat