Rrahmani kundër Rrahmanit në Serie A, Napoli mposhtet nga skuadra e fundit në tabelë

Futboll

Rrahmani kundër Rrahmanit në Serie A, Napoli mposhtet nga skuadra e fundit në tabelë

Nga: K.Goca Më: 17 tetor 2026 Në ora: 16:54
Pamje nga ndeshja Venezia - Napoli

Venezia ka befasuar duke i shkaktuar humbje Napolit me rezultat 1:0, në takimin e javës së shtatë të Serie A.

Kjo ndeshje solli edhe përballjen mes dy futbollistëve nga Kosova, Amir Rrahmanit dhe Albion Rrahmanit.

Amir Rrahmani u paraqit si titullar për Napolin, ndërsa Albion Rrahmani u aktivizua në minutën e 63-të për Venezian.

Në minutën e 49-të, Akor Adams goditi nga brenda zonës së rreptësisë dhe, pas devijimit të topit, shënoi për fitoren e Venezias.

Napoli pati mundësinë e artë për ta barazuar rezultatin, por Kevin De Bruyne dështoi nga pika e bardhë në minutën e 68-të.

Mesfushori i Napolit tentoi ta dërgonte topin në këndin e poshtëm të majtë, por portieri Filip Stankoviq reagoi shkëlqyeshëm, duke pritur penalltinë e tij.

Napoli renditet në vendin e nëntë me 10 pikë, ndërsa Venezia mbetet në fund të tabelës me tri pikë.

Interesant është fakti se Venezia e regjistroi fitoren e parë në kampionat pas gjashtë humbjeve radhazi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat