Ekipi i Burnley po përjeton krizë të thellë në Championship të Anglisë. Ata nuk fituan as ndaj Wolves në javën e 11-të, duke humbur në shtëpi 1:2.
Në këtë përballje pati disa minuta edhe për sulmuesin e Shqipërisë, Armando Broja.
Në 5 ndeshjet e fundit kanë vetëm 1 fitore, ndërsa kanë “rrëshqitur” në vendin e 22-të, “zona e ftohtë” e tabelës.
Tifozët, pas disfatës së mësipërme, nuk e kanë “përtypur” dot, duke reaguar ashpër ndaj pronarit të klubit, Alan Pace. Ata kanë kërkuar largimin e tij, teksa në banderolë shkruhet qartë: “Pace, largohu”.