Në një postim të fundit në rrjetet sociale, klubi zviceran i ligës së tretë në Zvicër, AC Bellinzona, bën të ditur se sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku, i ka dhënë fund futbollit të luajtur në moshën 35-vjeçare dhe tashmë do të marrë një detyrë të re.
Elbasanlliuit i është besuar roli i drejtorit sportiv në klubin e mësipërm, çka do të thotë se tashmë do të ketë përgjegjësi në pozicionin organizativ te AC Bellinzona, jo më në fushën e blertë.
Në këtë rrugëtim të gjatë profesional, Sadiku ka fituar 8 trofe në karrierën e tij me klube, ndërsa me Kombëtaren numëron 12 gola në 38 ndeshje.
Aty, finalizimi ndaj Rumanisë në “Euro 2016” do të mbetet ikonik.