Barcelona fitoi me rezultatin 2:5 në transfertën e Betis.
Dy sfidat e jaës së ardhshme rezervojnë PSG-në dhe Real Madridin.
Katalanasit po hasin probleme me dëmtimet në prapavijë. Fillimisht u zëvendësua Zherard Martin, ndërsa vendin e tij e mori Erik Garcia në fillimin e pjesës së dytë.
Garsia ndërkohë u largua me vështirësi drejt stolit në minutat e fundit. Jo vetëm kaq.
Trajneri Flik zbuloi në mënyrë të papritur pas fitores se edhe Zhul Kunde po përballet me probleme.
Nuk dihet akoma se për çfarë bëhet fjalë.
“Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me Erikun. Kunde ka disa probleme të vogla, Zherard po ashtu. Duhet të shohim.
Kemi dy ditë më tepër kohë dhe do të shohim çfarë do të ndodhë të martën. Duhet të presim për rezultatin”, u shpreh Flick.