Njihuni me arbitrat që do vendosin drejtësi te Egnatia – Vllaznia

Futboll

Njihuni me arbitrat që do vendosin drejtësi te Egnatia – Vllaznia

Më: 18 tetor 2026 Në ora: 16:31
Foto ilustrim/

Egnatia dhe Vllaznia do të përballen pasditen e sotme në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Superiores. Të dyja skuadrat do të zbresin në fushën e lojës në stadiumin e Rrogozhinës, prej orës 18:30.

Për këtë përballje, FSHF ka vendosur dhe për arbitrat që do të vendosin drejtësi. Kryesor është emëruar Olsid Ferataj, ndërsa asistentët e tij do të jenë Arbër Zalla dhe Feliks Koleshi. 

Sakaq, arbitër i katër është Olti Çela. Në sistemin VAR do të mbikëqyr Enea Jorgji, ndërsa në aVAR Florjan Lata. 

Arbitër kryesor: Olsid Ferataj

Asistenti 1: Arbër Zalla

Asistenti 2: Feliks Kolleshi

Arbitër i 4-të: Olti Çela

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat