Granit Xhakës me Sunderlandin nuk i ndahen humbjet

Futboll

Granit Xhakës me Sunderlandin nuk i ndahen humbjet

Nga: K.Goca Më: 18 tetor 2026 Në ora: 16:56
Kapiteni Granit Xhaka

Kapiteni Granit Xhaka dhe Sunderland kanë dalë duarthatë nga përballja në udhëtim ndaj Bournemouthit, duke pësuar humbje me rezultat 2:0.

Bournemouthi shijoi fitoren e parë në edicionin e ri, ndërsa Sunderland ka pësuar humbjen e katërt radhazi.

Faktori numerik ndikoi në rrjedhën e ndeshjes, pasi që nga minuta e 17-të, Sunderlandi mbeti me një futbollist më pak në fushë.

Në minutën e 6-të, Bournemouth kaloi në epërsi, 1:0. Evanilson krosoi në mënyrë të përsosur drejt Marcus Tavernier, i cili nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin me kokë në portën e zbrazët.

Në minutën e 17-të, situata u vështirësua edhe më shumë për Sunderlandin e kapitenit Granit Xhaka.

Futbollisti Kevin Danso u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari pas një ndërhyrjeje ndaj kundërshtarit, duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak.

Në minutën e 48-të, Bournemouth e thelloi epërsinë në 2:0. Një gabim i rëndë i mbrojtjes i kushtoi shtrenjtë Sunderlandit, pasi Evanilson përfitoi nga humbja e topit, depërtoi drejt portës dhe e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 2:0.

Pas javës së shtatë në Premier League, Bournemouth renditet në vendin e 15-të me gjashtë pikë, ndërsa Sunderlandi bie në pozitën e parafundit, përkatësisht në vendin e 19-të, me katër pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat