Trumçi dhe Nikollovski patën çfarë t’i thoshin njëri - tjetrit!

Futboll

Trumçi dhe Nikollovski patën çfarë t’i thoshin njëri - tjetrit!

Më: 18 tetor 2026 Në ora: 17:32
Trumçi dhe Nikollovski kokë me kokë

Dueli mes Aleksandar Trumçit të Shkëndijës dhe Kristijan Nikollovskit – Pato të Skopjes meriton vëmendje të veçantë.

Fotoreporteri ka kapur një moment mjaft interesant mes dy futbollistëve, duke sjellë një fotografi që pasqyron tensionin dhe rivalitetin në fushë.

Sipas gazetës maqedonase “Ekipa”, pas epërsisë së mysafirëve prej 0:2 që në minutën e nëntë, loja u bë më e ashpër, me disa ndërhyrje të forta nga të dyja skuadrat.

Në disa momente pati tensione në fushë, por ato zgjatën pak. Pasi u pa se Shkëndija ishte dukshëm më e mirë se skuadra vendase, situata u qetësua.

Skopje u mposht nga Shkëndija e Tetovës me rezultat 3:1, në ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme në Autokomandë, në kuadër të javës së 10-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat