Shkëndija e Tetovës kryeson me 3 pikë më shumë se Struga Trim Lum dhe Vardari

Futboll

Shkëndija e Tetovës kryeson me 3 pikë më shumë se Struga Trim Lum dhe Vardari

Më: 19 tetor 2026 Në ora: 22:53
Shkëndija e Tetovës

Me ndeshjen e sotme në Gostivar, ku Arsimi dhe Tikveshi barazuan 1:1, përfundoi xhiroja e 10-të e Ligës së Parë të Maqedonisë.

Tashmë janë zhvilluar të pesë ndeshjet e kësaj xhiroje, me të cilën nisi rrethi i dytë i kampionatit.

Shkëndija e Tetovës e riktheu vendin e parë vetëm pas 24 orësh, pasi për një ditë kryesuese ishte Struga Trim Lum. 

Tetovarët kanë 23 pikë, tri më shumë se Struga TL dhe Vardari, të cilët ndajnë vendin e dytë me nga 20 pikë.

Vlen të theksohet se Skopje është skuadra e vetme që, në dhjetë xhirot e para, nuk ka arritur të shënojë asnjë fitore.

Renditja 

1. Shkëndija (Tetovë) 23

2. Struga TL 20
3. Vardari 20
4. Tikveshi 17
5. Shkëndija (Haraçinë) 14
6. Sileksi 13
7. Bregallnica 10
8. Arsimi 10
9. Bashkimi 7
10. Skopje 3

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat