Tirana dhe Vllaznia me një “veti” të pazakontë

Futboll

Tirana dhe Vllaznia me një “veti” të pazakontë

Më: 20 tetor 2026 Në ora: 11:29
Vllaznia - Tirana, foto nga ndeshja e edicionit të kaluar

Këtë fundjavë do të luhet “Klasikja e Shqipërisë”, e para e këtij sezoni e cila do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Loro Boriçi”, prej orës 18:30.

Ajo çfarë konsiderohet edhe si përballja mes dy skuadrave me traditë në futbollin shqiptar dhe më të vjetrat në Superiore, gëzojnë për çudi forma komplet të kundërta nga njëra-tjetra.

Pavarësisht peshës që ka një klasike e futbollit në Shqipëri, duket se në rendimentin e tyre nuk ka mjaftueshëm qëndrueshmëri dhe këtë e reflektojnë pikët e marra pas 7 javësh, Vllaznia 5 dhe Tirana 11.

Në Shkodër, Csaba Laszlo do të kërkojë të përsërisë të njëjtën gjë siç bëri me Dinamon, për t’u rikthyer tek marrja e tre pikëve, ndërsa Dean Klafuriç beson se energjia e lojtarëve do të arrijë maksimumin për të synuar të njëjtin objektiv në transfertë, ndryshe nga ajo çfarë ndodhi në Vorë me Laçin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat