Egnatia pritet të ketë shumë kilometra për të përshkruar në 4 ndeshjet e ardhshme.
Kampionët e Shqipërisë vihen përballë një kalendari disi të ngjeshur, ku dhe rotacionet do të jenë të domosdoshme për të shmangur ngarkesën fizike dhe dëmtimet e papritura.
Përballja e parë do të jetë me Aarhus në Conference League këtë të enjte, ku rrogozhinasit do të udhëtojnë drejt Danimarkës për duelin e dytë të fazës së ligës.
Tre ditë më vonë, vjen transferta e radhës, këtë herë në “Elbasan Arena” me Dinamon, e dielë ora 18:30.
I treti do të luhet në shtëpi, pra në stadiumin e Rrogozhinës më 29 tetor. Këtu do të kemi një përballje “kokë më kokë” mes Egnatias dhe Teutës, nga ku mund të krijojmë edhe një “panoramë” të qartë se çfarë drejtimi do të marrë kryesimi i kampionatit.
Muaji nëntor, përpara se të vijë edhe pazua e Kombëtares, e vendosë Egnatian përballë Tiranës po në transfertë, ndërsa 4 ditë më vonë do të luajnë sërish jashtë me Universita Craiovan në Conference League.
Përpara ndalesës, rrogozhinasit e mbyllin me Vorën po në Rrogozhinë. Një tur i ngarkuar për “djemtë” e Nevil Dedes, me këtë të fundit që mbart edhe përgjegjësinë për të menaxhuar siç duhet energjitë.
KALENDARI
Aarhus - Egnatia, 22 tetor (jashtë)
Dinamo - Egnatia, 25 tetor (jashtë)
Egnatia - Teuta, 29 tetor (shtëpi)
Tirana - Egnatia, 1 nëntor (jashtë)
Universita Craiova - Egnatia, 5 nëntor (jashtë)
Egnatia - Vora, 22 nëntor (shtëpi)