Franca po përballet me disa nga trazirat më të rënda të viteve të fundit, ndërsa situata ka ndikuar edhe në zhvillimin e aktiviteteve sportive.
Për arsye sigurie, disa ndeshje futbolli janë shtyrë.
Fillimisht u shty ndeshja e kategorisë së dytë franceze ndërmjet Montpellierit dhe Red Starit.
Takimi ishte planifikuar të zhvillohej të shtunën në orën 14:00, por, për shkak të protestave të paralajmëruara në Montpellier, është zhvendosur për të hënën në mbrëmje, në orën 20:45.
Vendimi për shtyrjen e ndeshjeve ka prekur edhe Ligue 1. Përballja ndërmjet Toulouse dhe Troyes, e planifikuar për të shtunën në orën 17:15, është shtyrë për të dielën për shkak të demonstratave të paralajmëruara në rrugët e Toulouse.
Ndryshime në orar ka pasur edhe në futbollin rajonal. Ndeshja e së shtunës ndërmjet Bordeaux dhe Stade Montois është shtyrë gjithashtu për shkak të protestave.
Klubi ka njoftuar se masat e nevojshme të sigurisë nuk mund të garantoheshin plotësisht, pasi forcat e rendit do të angazhoheshin për menaxhimin e protestave të planifikuara për të shtunën.