Joe Cole për yllin e PSG-së: Mund të jetë lojtari më i nënvlerësuar në historinë e futbollit

Futboll

Joe Cole për yllin e PSG-së: Mund të jetë lojtari më i nënvlerësuar në historinë e futbollit

Më: 21 tetor 2026 Në ora: 14:37
Fabian Ruiz duke festuar dhe Joe Cole

Ish - reprezentuesi i Anglisë, Joe Cole, ka lavdëruar mesfushorin e PSG-së, Fabian Ruiz, pas paraqitjes së tij vendimtare në ndeshjen kundër Barcelonës në “Parkun e Princave”.

Gjatë analizës televizive, Cole vlerësoi se mesfushori spanjoll rrallëherë merr vlerësimin që meriton, ndonëse vazhdon të dëshmojë cilësitë e tij me paraqitje vendimtare për PSG-në dhe kombëtaren e Spanjës.

Joe Cole e cilësoi Ruizin si një nga lojtarët më të nënvlerësuar në historinë e futbollit, duke vënë në pah kontributin e tij të vazhdueshëm për klubin francez dhe përfaqësuesen spanjolle.

Në ndeshjen e së martës mbrëma, mesfushori i gjithanshëm vulosi fitoren e kampionëve aktualë të Evropës në minutën e 86-të, kur përfitoi nga një top i ardhur në shtyllën e dytë dhe e dërgoi atë në rrjetë për rezultatin përfundimtar 4:2.

Duke komentuar golin vendimtar dhe ndikimin e mesfushorit spanjoll në lojën e skuadrës, Cole deklaroi në analizën për TNT Sports:

“Me këtë e mbyllën ndeshjen. Ai mund të jetë lojtari më i nënvlerësuar i të gjitha kohërave"..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat