Trepça ’89 mori tri pikë të mëdha, pavarësisht se nga minuta e 76-të luajti me një lojtar më pak, duke e mposhtur Dinamon e Ferizajt me rezultat 1:0.
Autor i golit të fitores ishte futbollisti Erdin Dushi.
Dushi shënoi nga 11-12 metra, duke shfrytëzuar një pakujdesi të mbrojtjes së Dinamos së Ferizajt.
Me këto tri pikë, mitrovicasit forcojnë pozitën e tyre në garën për kreun e tabelës.
Trepça ’89 ngjitet në vendin e katërt me 20 pikë, ndërsa Dinamo bie në vendin e gjashtë, me 19 pikë të grumbulluara.