Spektakël në ndeshjen Bayern - Arsenal, Reali bind ndaj Leipzigut! Një shqiptar titullar në Madrid

Futboll

Spektakël në ndeshjen Bayern - Arsenal, Reali bind ndaj Leipzigut! Një shqiptar titullar në Madrid

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 21 tetor 2026 Në ora: 20:14 Përditësuar në ora: 22:57 më 21.10.2026
Pamje nga ndeshja Bayerni - Arsenali

Reali triumfon ndaj Leipzigut, Gruda titullar

Ndeshje spektakolare janë zhvilluar në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve, ku Arsenali mori një pikë në udhëtim ndaj Bayern Munihut, ndërsa Real Madridi triumfoi ndaj Leipzigut. Interi, në anën tjetër, siguroi fitoren me rezultat minimal ndaj Shakhtarit.

Arsenali ka arritur të marrë një pikë të rëndësishme në udhëtim, duke barazuar 2:2 me Bayern Munihun në stadiumin “Allianz Arena”.

Rezultatet
Aston Villa - Viking 3:1 (2:0)
Bayerni - Arsenali 2:2 (1:1)
Betis- Feyenoordi 1:0 (0:0)
Club Brugge - Lens 3:0 (1:0)
Interi - SHakhtar 1:0 (0:0)
Reali - Leipzig 4:1 (1:0)
Sporting - LASK 2:3 (1:1)

Ndeshja ishte e luftuar dhe me shumë emocione, ndërsa të dyja skuadrat arritën të shënonin nga dy gola.

Në minutën e 26-të, Arsenali kaloi në epërsi. Eberechi Eze shënoi pas një aksioni të bukur ofensiv, duke e dërguar topin në këndin e majtë të portës.

Bayern Munih reagoi në minutën e 35-të, kur Alphonso Davies barazoi rezultatin pas një aksioni të bukur të ndërtuar nga Harry Kane.

Në minutën e 61-të, bavarezët kaluan në epërsi. Harry Kane ekzekutoi saktë një penallti, duke mposhtur portierin David Raya për rezultatin 2:1.

Megjithatë, Arsenali nuk u dorëzua dhe në minutën e 82-të arriti të barazonte shifrat. Declan Rice realizoi me një goditje të fuqishme drejt këndit të poshtëm të djathtë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2:2.

Real Madridi ka shënuar fitore 4:1 ndaj RB Leipzigut në një ndeshje me shumë gola, ku futbollisti shqiptar Brajan Gruda u paraqit për skuadrën gjermane.

Madrilenët kaluan në epërsi në minutën e 44-t, kur Bernardo Silva përfitoi nga një top i kthyer pas një goditjeje të devijuar dhe shënoi nga afërsia për 1:0.

Në minutën e 52-të, Real Madridi dyfishoi epërsinë. Pas një krosimi në zonë, Kylian Mbappé e uli topin me kokë, ndërsa Arda Güler reagoi shpejt dhe shënoi për 2:0.
Brajan Gruda u paraqit për 63 minuta në këtë takim, duke qenë pjesë e formacionit të Leipzigut.

Në minutën e 83-të, Kylian Mbappé shënoi për 3:0 pas asistimit të Yan Diomandes, me një goditje të saktë drejt anës së djathtë të portës.
RB Leipzig arriti të shënonte golin e nderit në minutën e 85-të, kur Tidiam Gomis gjeti rrugën drejt rrjetës për 3:1.

Dy minuta më vonë, Yan Diomande realizoi edhe golin e katërt për Real Madridin, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të majtë të portës.
Kështu, Real Madridi vulosi fitoren 4:1 ndaj skuadrës gjermane.

Interi fiton me vështirësi ndaj Shakhtarit
Interi ka marrë tri pikë të rëndësishme, duke e mposhtur Shakhtarin me rezultat minimal 1:0.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 77-të. Henrikh Mkhitaryan dërgoi një krosim të saktë në zonën e rreptësisë, ku Carlos Augusto reagoi mirë dhe goditi drejt këndit të poshtëm të djathtë për rezultatin përfundimtar 1:0. 

Pas tri xhirove të zhvilluara, gara në renditjen e Ligës së Kampionëve mbetet e hapur, me disa skuadra që kanë grumbulluar pikë të rëndësishme.
Sipas renditjes së dhënë, në krye janë PSG-ja, Aston Villa, Liverpooli, Real Madridi dhe Betisi, me nga nëntë pikë.

Pas tyre renditet Stuttgart me shtatë pikë, ndërsa Arsenali ka po ashtu shtatë pikë. Barcelona ka gjashtë pikë, njësoj si Como, Manchester City, Sportingu dhe Borussia Dortmundi.
Bayern Munihu, pas barazimit me Arsenalin, ka grumbulluar pesë pikë.

Reali fiton

(E plotësuar) - MInuta e fundit.

88' Ndeshjet po shkojnë drejt fundit.

85' Tidiam Gomis (RB Leipzig)!

RB Leipzig shënon gol! Tidiam Gomis gjen rrugën drejt rrjetës dhe feston realizimin për skuadrën gjermane.

Real Madridi thellon epërsinë në minutën e 83-të! Yan Diomande pason shkurt te Kylian Mbappe, i cili godet me mjeshtëri dhe e dërgon topin në anën e majtë të portës.

Rezultatet
Aston Villa - Viking 3:1 (2:0)
Bayerni - Arsenali 2:2 (1:1)
Betis- Feyenoordi 1:0 (0:0)
Club Brugge - Lens 3:0 (1:0)
Interi - SHakhtar 1:0 (0:0)
Reali - Leipzig 4:1 (1:0)
Sporting - LASK 2:3 (1:1)

82' Arsenali barazon rezultatin në minutën e 82-të! Declan Rice bën një veprim të bukur dhe lëshon një goditje të fuqishme, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës. Portieri nuk arrin ta ndalë dhe topi përfundon në rrjetë.

nteri kalon në epërsi në minutën e 77-të! Henrikh Mkhitaryan dërgon një krosim të saktë në zonën e rreptësisë, ku Carlos Augusto e kontrollon aksionin dhe godet bukur drejt këndit të poshtëm të majtë të portës, duke e dërguar topin në rrjetë.

73' Interi po befason për të keq, ende nuk ka shënuar deri me tash.

68' Ndeshje të mira.

61’ Bayern Munih kalon në epërsi ndaj Arsenalit! Harry Kane ekzekuton saktë penalltinë, duke u ndalur për një çast gjatë vrapimit dhe duke pritur që David Raya të lëvizë i pari. Më pas, sulmuesi anglez e dërgon topin në anën e djathtë të portës.

52’ Real Madridi shënon sërish! Arda Guler e dërgon topin në rrjetë dhe i gëzohet golit për skuadrën madrilene.

49’ Dayot Upamecano kërcen mbi mbrojtësit e Arsenalit dhe godet me kokë pas një krosimi të saktë, duke e dërguar topin drejt shtyllës së djathtë. Megjithatë, portieri David Raya reagon shkëlqyeshëm dhe me një pritje spektakolare ia mohon golin Bayern Munihut.

47' Priten më shumë gola në pjesën e dytë.

Përfundojnë pjesët e para.

44’ Real Madridi kalon në epërsi! Bernardo Silva përfiton nga një top i kthyer pas goditjes që devijohet nga një mbrojtës dhe, nga afërsia, e dërgon topin në rrjetën 

43' Ndeshje e fortë në Munih.

38' Reali ende nuk ka shënuar.

35’ Bayern Munih barazon rezultatin ndaj Arsenalit! Harry Kane kontribuon me një aksion të mirë në ndërtimin e sulmit, para se të pasojë topin te Alphonso Davies. Mbrojtësi kanadez godet bukur drejt këndit të poshtëm të majtë, duke mposhtur portierin David Raya.

31' Bayerni e ka presionin.

25’ Arsenali kalon në epërsi! Eberechi Eze shënon pas një aksioni të bukur ofensiv, duke e dërguar topin në këndin e majtë.

23' Bayerni ka shtuar presionin.

21’ Serge Gnabry (Bayern Munih) pranon një pasim të saktë brenda zonës së rreptësisë dhe godet menjëherë drejt këndit të poshtëm të djathtë të portës. Megjithatë, portieri i Arsenalit, David Raya, reagon në mënyrë fantastike dhe me një pritje të shkëlqyer ia mohon golin sulmuesit gjerman.

20' Pak gola deri me tash.

14' Bayerni - Arsenali, ndeshje e luftuar.

10' Lojë e mirë në Munih.

6' Bayerni -  Arsenali ende pa gola.

3' Lojëra të mira.

1' Fillojnë ndeshjet.

Gjithçka gati.

Rrebesh golash, Galatasaray fiton në udhëtim ndaj Lilles

Galatasaray ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim, duke e mposhtur Lillen me rezultat 4:2, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja dhuroi spektakël dhe gjashtë gola, duke kënaqur të gjithë tifozët e pranishëm.

Skuadra turke kaloi në epërsi që në minutën e dytë, kur Akgun shënoi për 0:1.

Megjithatë, Lille reagoi dhe Diaoune realizoi dy herë, në minutat 7 dhe 39, duke i dhënë epërsinë skuadrës vendase.

Galatasaray nuk u dorëzua dhe arriti të rikthehej në lojë. Në minutën e 44-t, Batrakov shënoi për barazimin 2:2, ndërsa në minutën e 52-të, një autogol i Ozerit i dha epërsinë skuadrës turke.

Fitoren e Galatasarayt e vulosi Victor Osimhen, i cili shënoi në minutën e 61-të për rezultatin përfundimtar 4:2.

Me këtë fitore, Galatasaray merr tri pikë të rëndësishme në garën evropiane, ndërsa Lille mbetet pa pikë.

Como i shkakton debakël Manchester Utd

Como ka shënuar fitore të thellë ndaj Manchester Unitedit, duke e mposhtur gjigantin anglez me rezultat 4:1, në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.

Futbollistët vendas zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer, duke dominuar takimin dhe duke i shkaktuar Manchester Unitedit një humbje të rëndë.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Comon, e cila kaloi në epërsi që në minutën e dytë. Nico Paz realizoi me një goditje të bukur nga skaji i zonës së rreptësisë, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të majtë të portës për rezultatin 1:0.

Në minutën e 49-të, Nico Paz asistoi për Anastasios Douvikasin, i cili tregoi qetësi para portës dhe shënoi për 2:0.

Vetëm tetë minuta më vonë, Nico Paz përfitoi nga një gabim i rëndë i kundërshtarit dhe shënoi nga afërsia, duke e çuar rezultatin në 3:0.

Dominimi i Comos vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Në minutën e 76-të, Kaiki harkoi bukur në zonë, ndërsa Jacobo Ramón u ngrit lart dhe shënoi me kokë për 4:0.

Manchester United arriti të shënojë golin e nderit në minutën e 90+1-të. Amad Diallo asistoi në zonë, ku Joshua Zirkzee goditi saktë dhe e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 4:1.

Me këtë fitore, Como ngjitet në vendin e pestë me gjashtë pikë, ndërsa Manchester United renditet në vendin e 20-të me pikë të barabarta.

Bayern befason me sulmuesin anësor kundër Arsenalit

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjeve të orës 21:00, të kësaj të mërkure në Champions League, faza e grupeve. Supersfida është Bayern Munich – Arsenal në “Allianz Arena”.

Befasia e madhe nga trajneri Vincent Kompany përkon me Alphonso Davies. Mbrojtësi i majtë është vendosur sulmues i majtë, duke zëvendësuar Olise-n, pasi ky i fundit mungon për shkak të kartonit të kuq.

Talenti shkodran, Brajan Gruda, është titullar me Leipzig kundër Real Madrid, ndeshje e cila do të nisë pas pak minutash në “Santiago Bernabeu”.

Interi do të kërkojë fitoren e parë, ndërsa luan kundër Shakhtar Donetsk në Milano. Sfidat e tjera janë Betis – Feyenoord, Club Brugge – Lens dhe Sporting – LASK.

Pritet spektakël në Bayern -  Arsenal

Edhe mbrëmja e sotme në Champions League premton gola dhe spektakël në fushë.

Vëmendja do të jetë në “Allianz Arena”, aty ku do të takohen Bayern dhe Arsenal. Një përballje që premton shumë, duke ditur cilësitë dhe mënyrën si luajnë dy ekipet.

Inter do të kërkojë sonte tre pikët e para. Zikaltrit presin në shtëpi ukrainasit e Shakhtar Donetsk. Edhe për Real Madridin pritet një ndeshje e lehtë në letër. Madrilenët do të presin në shtëpi gjermanët e Leipzig.

FORMACIONET ZYRTARE:

Bayern München (4-2-3-1): Neuer, Stanisic, Kim, Upamecano, Laimer, Pavlovic, Bischof, Davies, Saibari, Gnabry, Kane

Arsenal (4-2-3-1): Raya, Calafiori, Gabriel, Konsa, Timber, Rice, Bruno Guimarães, Madueke, Ødegaard, Saka, Havertz

Inter (3-5-2) XI: Martinez, Akanji, Bastoni, Carlos Augusto, Calhanoglu, Barella, Sucic, Spence, Di Marco, Bonny, Thuram

Shakhtar Donetsk (4-1-4-1) XI: Riznyk, Pedro, Matvienko, Bonda, Tobias, Ocheretko, Gomes, Pedrinho, Alisson, Mendoza, Elias

 Real Madrid: Lunin, Mestre, Trent, Dumfries, Militao, Konaté, Cucurella, Tchouemni, Thiago Pitarch, Brahim, Diomande, Endrick and Carlos Espí

RB Leipzig : Nyland, Koné, Estéve, Klostermann, Finkgräfe, Henrichs, Banzuzi, Baumgartner, Reitz, Maksimovic, Bakayoko and Gomis.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat